Një nxënëse gjimnaziste është plagosur me thikë paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën e mesme “Eqerem Çabej” në kryeqytet, gjatë kohës së pushimit të gjatë, në orë 11:00.
Vajza është qëlluar nga një bashkëmoshatar me thikë, duke marrë plagë të lehta dhe është transportuar në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar autorin e dyshuar të ngjarjes. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht por ende nuk janë të qarta rrethanat.