Një nxënës është dërguar me urgjencë drejt spitalit, pas sherrit me një moshatar të tijin, në ambientet e shkollës.
Ngjarja ndodhi në gjimnazin “Spiro Shpallo” në qytetin e Gjirokastrës, ndërsa nxënësit u qëlluan me thika mes tyre. I lënduari mori plagë në pjesën e sipërme të trupit, në gjoks.
Sherri nuk ka qenë i momentit, pasi adoleshentët janë konfliktuar edhe më herët me njëri-tjetrin, jashtë ambienteve të shkollës. Deri në këto momente, dyshohet se gjithçka ka nisur për motive banale.
Autori u shoqërua në polici, ndërsa i dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.