Një grup adoleshentësh janë përleshur pranë një gjimnazi në Tiranë, pasditen e sotme, duke goditur njëri-tjetrin me thika dhe mjete të tjera prerëse.
Madje tre prej tyre do të ndiqen penalisht pasi kanë plagosur lehtë dy bashkëmoshatarët.
Policia bën të ditur se tre të rinjtë me iniciale E.H, G.K dhe V.GJ, vjeç 16, 17 dhe 18 vjeç, kanë goditur me mjete prerëse shtetasit R.B dhe J.S, të dy të moshës 17 vjeç.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur në një gjimnaz në rrugën “Zenel Boçi”, në Tiranë.
Sipas policisë, dy adoleshentët e plagosur janë dërguar në spital.