Policia e Sarandës, pas disa informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale të policisë se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr 4 Sarandë , mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol, menjëherë kanë ushtruar kontrolle të imtësishme në këtë zonë.
Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në vendin e quajtur ”Rruga e Kasolles”, në lagjen ”Nr.4”, Sarandë, 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithësej 6 kilogramë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.