Loading...

Sallata e shijshme Dimerore patate,veze dhe…

Sallatat janë pjesë e domosdoshme e vakteve kryesore, sidomos të drekës.

Ato janë shpesh frut i fantazisë së amvisave dhe ekspertëve të kuzhinës, por edhe njohurisë mbi kombinimet e duhura ushqimore që ofrojnë shije dhe vlera në tryezë.

I tillë është rasti i sallatës me patate të ziera, më poshte sallatë e cila është fantastike për çdo stinë dhe kërkon pak mund por ofron shumë shije.

Ajo konsiderohet një sallatë klasike me tre përbërës kryesorë e cila siç thonë amvisat shqiptare : ‘të nderon” në gostitë me familjarë e miq.

Përbërësit e Sallatës me Patate dhe Vezë Të Zier :

Për dy racione:

2 patate

2 lugë gjelle vaj ulliri

Lëngu i një gjysëm limoni

Një tufë majdanoz e grirë hollë

2 vezë të ziera

Qepë të njoma

1-2 lugë gjelle me uthull

Kripë e piper (piper të kuq për më shumë ngjyrë ose të zi, nëse e preferoni sallatën pikante)

Udhëzimet për përgatitjen e sallatës

Lajini patatet me ujë të bollshëm dhe vendosini për tu zier në një tenxhere me ujë.

Pasi të jenë zier mjaftueshëm, pa u zbutur shumë, lërini të ftohen  dhe qërojini ose konsumojini me gjithë lëkurë sipas preferencës.

Ndërkohë vendosini vezët për tu zier.

Më pas prijini patatet në kubikë dhe vendosini në një enë.

Shtoni lëngun e limonit, kripën, piperin e zi vajin e ullirit dhe majdanozin.

Kini parasysh  që cilësia e vajit të ullirit në një sallatë të tillë është shumë e rëndësishme sepse ndez aromat e përbërësve.

Vezët ziejini për 4-5 minuta pasi të kenë marrë valë.

Kjo sallatë nuk kërkon vezë të qullëta por as të ziera fort.

Synoni për diçka të mesme që të kënaqë të gjitha preferencat por që e verdha e vezës të jetë e butë dhe kompakte në sallatë.

Vezët ndajini në katër pjesë dhe vendosini në sallatë.

Sipër hidhni qepët e njoma të grira hollë dhe uthullën. Mund të hidhni edhe qepë të thata në vend të qepëve të njoma.

Sallatën mund ta konsumoni kështu ose të shtoni bizele të ziera apo kastravecë për më shumë freski.

Sallata shkon shumë edhe me avokado, të cilën mund ta prini në feta dhe ta përzieni bashkë me përbërësit e tjerë

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com