Tashmë është zyrtare. Armando Sadiku do luajë në Spanjë kundër yjeve botërorë si Mesi, Kristiano Ronaldo, Iniesta e plot të tjerë.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare i është bashkuar që sot në stërvitje skuadrës së Levantes, pak minuta pasi kishte firmosur me klubin spanjoll kontratën që e lidh me të deri në vitin 2020.
Spanjollët kanë paguar 1 milionë euro te Legia e Varshavës për të marrë shërbimet e shqiptarit.
Klubi i cili renditet në vendin e 16 në futbollin spanjoll, ka zyrtarizuar transferimin e shqiptarit. Me anë të një foto në faqen e klubit, spanjollët e urojnë sulmuesin në shqip, “MIRËSEVINI.”
Më pas Sadiku ka zbitur në stërvitje dhe i është nënshktruar “ceremonisë së prezantimit” që i rezervohet çdo futbollisti të ri në klub, pasi lojtarët e Levantes janë vënë në rresht, ndërsa më pas kanë qëlluar me shpulla sulmuesin shqiptar që kalonte mes tyre para fillimit të stërvitjes.
Sigurisht bëhet fjalë për një gjest të veçantë mirëseardhjeje që u shoqërua më pas edhe nga duartrokitjet e grupit të futbollistëve të pranishëm.