Rubini i kuq është një bimë mjekësore që është përdorur në alternativat popullore të shërimit prej shekujsh.
Rubini i kuq pjesë e familjes botanike Hibiscus sabdariffa është përdorur si laksativ, por edhe për të trajtuar sëmundjet nervore dhe ato kardiake.
Rrubini i kuq shitet në paketime të vogla dhe të mëdha si të lëngjeve të frutave.
Çaji i rubinit të kuq, është përdorur si çaj mbrëmjeje në Egjipt dhe në Lindjen e Afërt prej shekujsh.
Pjesët e ngrënshme të kësaj bime, që ngjajnë si sytha të kuq e të tharë, përdoren për përgatitjen e çajit.
Ato janë të pasura me kalcium, niacinë, riboflavinë, vitaminë C dhe hekur. Pija e rubinit të kuq nuk përmban kafeinë.
Sipas ekspertëve pija e rubinit të kuq arrin të:
Shuan etjen
Çaji i rubinit te kuq mund të pihet i ngrohtë ose i ftohtë. Kur është i ftohtë arrin të shuajë etjen në mënyrë efikase. Rekomandohet si një alternativë e shëndetshme e pijeve për atletët dhe sportistët.
Çaji i rubinit të kuq ka aftësinë të qetësojë dhe freskojë trupin, duke përshpejtuar nxjerrjen e sekrecioneve dhe lëngjeve të tepërta nga organizmi ndaj është përdorur gjithnjë në dieta dhe në mjekësinë popullore.
Ul tensionin e lartë të gjakut
Çaj i rubinit të kuq ka aftësi të ulë tensionin të gjakut. Kjo u zbulua gjatë një studimi që përfshiu 70 njerëz që vuanin nga tensioni i lartë.
Gjysma e pjesëmarrësve pinin çaj rubini një herë në ditë, ndërsa gjysma pinin ilaçe kundër tensionit dy herë në ditë.
Pas një muaji, 79% e atyre që kishin pirë çaj panë se tensioni i gjakut ishte ulur me 10 pikë. 84% e atyre që kishin pirë ilaçe vunë re të njëjtën gjë.
Rubini i kuq është një antioksidant dhe parandalon oksidimin e lipo-proteinave, që rriten përtej normales dhe shkaktojnë tensionin e lartë të gjakut.
Ndihmon me humbjen në peshë
Disa njerëz e pinë çajin e rubinit të kuq për të rënë në peshë. Trupi prodhon një enzimë e njohur si amylase që shpërbën sheqernat komplekse në ushqim.
Kur dikush konsumon ushqime të pasura me karbohidrate, atëherë gjasat për shtimin në peshë janë të larta.
Rubini i kuq përmban një substancë që parandalon prodhimin e enzimës së lartpërmendur.
Nëse dikush konsumon rregullisht çaj rubini atëherë parandalon përthithjen e tepërt të karbohidrateve dhe rrjedhimisht nuk shton në peshë.
Kundër kollës dhe të ftohtit
Sipas ekspertëve, lulet e freskëta të rubinit të kuq përmbajnë 6.7 mg acid askorbik, një formë e vitaminës C që është një nga ushqyesit më të nevojshëm të organizmit.
Rubini i kuq njihet që lufton inflamacionin dhe bakteret, madje shpesh përdoret kundër të ftohtit dhe kollës.
Duke qenë se ka efekt qetësues, çaji i rubinit të kuq është efikas në uljen e problemeve të shkaktuara nga temperatura e lartë.
Ushqyesit
Përveç sasisë domethënëse të acidit askorbik, rubini i kuq përmban disa substanca ushqyese si: 1.145 g proteina, 2.61 g yndyrna, 12.0 g fibër, 1,263 mg kalcium, 273.2 mg fosfor, 8.98 mg hekur, 0.029 karoten, 0.117 mg thiaminë, 0.277 mg riboflavinë dhe 3.765 m niacinë.
Rubini i kuq shërben si një suplement i shkëlqyer ushqimor që i vjen në ndihmë sistemit imunitar.