Një 63-vjeçar është masakruar ditën e sotme me shufra hekuri në mes të qytet të Vlorës.
Burime nga policia e Vlorës bëjnë me dije se është arrestuar autori i ngjarjes, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur
I plagosuri 63-vjeçar, ndodhet i shtruar në spitalin e Vlorës, ku po merr mjekimin e duhur, ndërsa mësohet se ai ka marrë plagë në kokë dhe në këmbë nga një person i maskuar. Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë që autori i plagosjes të largohej.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, por dyshimet e para flasin për një konflikt të mundshëm pronësie.
https://www.youtube.com/watch?v=hmN_gMSOJlg