Prej 30 vitesh konsiderohej e zhdukur po sëmundja e fruthit është rishfaqur në popullatën shqiptare. Burime nga QSUT dhe ISHP pohojnë se të paktën 11 fëmijë janë diagnostikuar me fruth. Të njëjtat burime pohojnë se fëmijët po mbahen në karantinë në pavionin e pediatrisë në QSUT.
Njoftohet se të gjithë fëmijët nuk e kanë kryer vaksinën e fruthit që është e detyrueshme për moshën 1 dhe 5-vjeçare.
Mesohet se gjendja e fëmijëve nuk paraqet rrezik për jetën porse ekziston rreziku i përhapjes së fruthit tek fëmijët e pavaksinuar që mendohet se janë mbi 1 mijë të tillë. Shkak për mosvaksinimin e fëmijëve u bë zhurma e shkaktuar dy vite më parë në dosa portale të huaja ku shkruhej se vaksina mmr shkakton autizmin tek fëmijët 1 vjeç. Të pavaksinuar ka edhe fëmijë të komunitetit me ngjyrë si dhe fëmijë që i kanë prindërit fetarë që e refuzojnë hapur vaksinën.
Ndërkohë ekspertë të ISHP në mënyrë të vazhduar kanë bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve me vaksinën MMR që sipas saj nuk ka asnjë rrezik dhe asnjë lidhje me shfaqjen tek fëmijët të çrregullimit të spektrit autik, njofton BW
Ndërkohë sipas ekspertëve, Shqipëria rrezikon shumë pasi sëmundja e fruthit po njeh një përhapje të gjerë në Europë dhe në rajonin e Ballkanit ku në Kosovë është shënuar edhe viktima e parë me fruth.