Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i frikshëm në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Viktima i identifikuar si Devi Kasmi, 41 vjec është qëllur me pesë plumba, 4 nga të cilët e kanë prekur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Sipas policisë në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 2 pistoleta të cilat viktima i mbante në brez.
Burime te sigurta deklaruan se viktima njihet si person me precedente penalë dhe është përfolur si i përfshirë në vrasjen e Franc Konomit, por asnjëherë nuk është provuar autorësia e tij.
Devi Kasmi quhej së fundmi 41-vjecari i cili e kishte ndërruar emrin që më parë e kishte Dëfrim.
Franc Konomi konsiderohej si një nga vrasësit e kreut të bandës së “Rrugës Bardhyl”, Gaz Muça.