Reforma në Drejtësi tashmë është në fund të implementimit të saj dhe pritet që të zbardhë dhe “viktimat” e para të saj. “Peshqit e mëdhenj” ka kohë që kanë nisur të lëvizin për të shpëtuar nga rrjeta e drejtësisë së re, por dosjet e tyre tashmë ose janë kopsitur ose janë në procesin e përfundimit të mbylljes së tyre. Madje janë verifikuar dhe disa detaje që nuk kanë qënë shumë të saktësuara, duke përpiluar në këtë mënyrë dosje me prova dhe fakte. Dhe me mbështetjen e ekspertëve të FBI, atyre britanikë, gjermanë dhe italianë.
Ndërkohë që të gjithë kanë drejtuar sytë nga dosjet e rënda të Sali Berishës, Ilir Metës, Monika Kryemadhit apo dhe ish ministrave të PD që kanë abuzuar aq shumë me pushtetin sa duket sikur çdo sekondë janë dyerve të burgut është një tradhëti ndaj shqiptarëve, mësohet se dosja e parë që do të shqyrtohet nga drejtësia e re do të jetë ajo e njërit prej ish ministrave të Ramës. Bëhet fjalë për ish ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja. Vlera e abuzimeve të të cilit shkon tek 500 milionë dollarë. Të gjitha përmes koncesioneve, pa llogaritur abuzimeve e tjera.
Kështu, janë 86 milionë dollarë që kushton koncesioni i hemodializës, 100 milionë USD është koncesioni për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale, 145 milionë lekë ishte fondi limit për ilaçin e kancerit, hercepinën dhe 120 Milionë euro kushtoi tenderi për check-up”-in. Janë shumë para dhe abuzime, aq sa këto katër koncesione janë në prokurorinë e krimeve të rënda dhe janë nën hetim. Njëherësh janë dhe dosjet të tjera për koncensionet e Beqjes.
Për të qënë më konkretë, mësohet se dosja e ish ministrit të Shëndetësisë që në pamje të parë ka xhevahire dhe me sy të lirë shihet se është abuzuar rëndë. Kështu që po marrim me radhë katër konncesionet më të “rënda” dhe ku është abuzuar më shumë. Kështu Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Ilir Beqja e shpalli “Evita sh.p.k” fituese të koncesionit për “shërbimin e hemodializës”. “Evita” sh.p.k është një kompani produktesh farmaceutike me qendër në Tiranë, e themeluar më 14 maj 2013 në Qendrën Kombëtare të Regjistrimeve, QKR, me pronare të vetme Majlinda Fetiun dhe administratore Elona Saraçin, rezidente në Berat. Koncesioni do të ketë afat 10-vjeçar me vlerë 8,6 miliardë lekë, të cilat do të mbulohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Të dhënat e publikuara në APP tregojnë se në garën e koncesionit u përfshinë 9 kompani, tre prej të cilave u skualifikuan në fazën fillestare për shkak se nuk paraqitën ofertë. Në kompaninë “Investital LLC”, e regjistruar në Prishtinë, Ilir Rrapaj zotëron 40 për qind të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Pra kompania modeste e emigrantit shqiptar në Peruxhia të Italisë, Ilir Rrapaj fitoi 40% të kësaj kontrate, si pjesë e konsorciumit italian të udhëhequr nga “Servizi Italia”.
Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tri kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35 – 40-vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Konkurrent në tender kanë qenë gjithashtu një grup tjetër operatorësh ekonomikë Italianë si:”S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, të përfaqësuar nga kompania “Action Laundery” me qendër në Durrës. Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Ndërsa Check-Up, kontrolli shëndetësor për qytetarët e grupmoshës 40-65 vjeç do të ofrohet nga një kompani që tregton duhan dhe alkool.
Ndërkaq, kompanitë e skualifikuara nga gara ankohen për mungesë transparence në përllogaritjen e pikëve dhe çmimi i paketës për një person do të jetë 1650 lekë. Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një komisioni, ka shpallur si fitues të koncesionit me afat 10-vjeçar kompaninë “Marketing & Distribution” për të kryer “check-up”-in (kontrollin) e përgjithshëm për mbi 400 mijë shtetas shqiptarë.
Sipas buletinit të datës 27 tetor të vitit 2014 në Agjencinë e Prokurimit Publik rezulton se për këtë koncesion kanë shprehur interes kompanitë “Genius” sh.p.k, “Natural Pharma Europa”, “Pegasus” sh.p.k , “Marketing & Distribution” dhe kompania “Proton” sh.p.k. Një vit pas marrjes së detyrës, ish ministri Beqaj vendosi të modifikojë dokumentet e tenderit për barnat për sëmundjet tumorale, përfshirë edhe herceptinën. Veprimi u kundërshtua fuqishëm nga të gjitha kompanitë farmaceutike. Beqaj ka lëshuar edhe autorizimin e posaçëm për sigurimin e ilaçit antitumoral që përdoret në kimioterapi për kancerin e gjirit, herceptina. Fondi limit ishte 145 milionë lekë. Ajo ju dha dhe kompanive farmaceutike që pronarët i kishin në burg për mashtrime. Madje me raste të paprecedenta tenderi fitohej nga burgu me Ilir Beqjen. Kështu që pritet që i pari “peshk i madh” që do të bjerë në “rrjetën” reformës në drejtësi do të jetë ish ministri socialist i Shëndetësisë Ilir Beqja. Pasi tij në radhë janë Berisha, Meta, Monika, ministra, ish ministra etj.