Qeveria i mori vendimet e mbledhjes së rradhës në Lezhë.
Gjatë konferencës për shtyp, Olta Paja, gazetare e Top Channel, njëherazi gazetare në televizionin lokal në Lezhë e ka pyetur kryeministrin Edi Rama për faktin se pse zona e Fushë-Kuqes, një fshat i cili furnizon me ujë të pishëm Durrësin, vetë nuk ka ujë, duke e cilësuar këtë si ironi.
Nga ana tjetër kryeministri iu shmang pyetjes duke thënë se ironi të tilla fati ka bërë shumë në Shqipëri dhe kjo është arsyeja se pse ai në vend të merrej me pikturë, është në kjrye të qeverisë.
Gazetarja Paja: Duke qenë se folët për reformën e ujit, pyetja ime lidhet me zonën e Kurbinit , të gjithë e dimë që zona e Fushë-Kuqes furnizon me ujë të pishëm Durrësin ndërkohë që si për ironi fshati Fushë-Kuqe nuk ka ujë.
Rama: Ironi të tilla fati ka bërë e bën shumë këtu në Shqipëri kështu që s’është për t’u justifikuar por s’është e vetmja zonë që s’ka ujë. Prandaj jemi dhe ne këtu. Sikur të gjitha gjërat të ishin në rregull unë do merresha me pikturë e të vinin të tjerët të bënin punën time.