Kryeministri Edi Rama duket se është lodhet nga komentet negative të ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ai i ka kthyer përgjigje komentuesve që e kritikojnë në lidhje me naftëtarët apo edhe çështje të tjera të mprehta që janë në diskutim ditët e fundit.
Një prej tyre e kritikon për vendimin që ka marrë qeveria për lejimin e varreve greke. Komentuesi thotë se ky është turp dhe tregon çfarë ka ky komb. Por nuk ka munguar përgjigjja dhëmbë për dhëmbë e Ramës, me të njëjtën gjuhë.
Komentuesi: Edi Rama do u japësh leje grekëve e në territoret e tjera të ngrihen varre për ata që u futën si pushtues anadollako jot Bushati. Le të japë e leje për varrezat e serbeve e malazezëve në fushën e Shkodrës. Turp-Turp çfarë halesh ka ky komb.
Kryeministri Rama: Si çdo komb, ka edhe ky qorrat e vet që s’duan të shohin, shurdhët që s’duan të dëgjojnë dhe dembelët që s’duan të mendojnë, po një gjë më thuaj ti mua: Mirë s’do të shohësh të vërtetën, as ta dëgjosh kur ta tregojnë, po pse përton edhe të mendosh kur flet për këtë temë dhe e lëshon komentin këtu sikur po lëshon qurrat në trotuar jo fjalët në mexhelis?🤧