Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar Lëvizjen Socialiste për Integrim se do të reformojë dikasteret e drejtuara prej saj dhe kushdo që ka abuzuar do të përballet me drejtësinë. Dje, gjatë një takimi me strukturat publike dhe kompani të mirëmbajtjes së akseve rrugore në vend, ku u prezantua edhe krijimi i Flotës së Solidaritetit, kryeministri Rama nuk i kurseu as thumbat ndaj ish-aleates, LSI.
Rama duke u ndalur tek situata e rrugëve u shpreh se do të ketë reformim në të gjitha drejtoritë e rrugëve. Madje, kryeministri gjithashtu theksoi se janë vjedhur miliona euro nga ana e drejtuesve dhe se, sipas tij, të gjithë këta persona që kanë abuzuar do të përballen me drejtësinë.
“Ne kemi diskutuar për këtë me prefektët, të cilët kanë filluar punën e do të jenë bashkëpunëtorët tuaj të afërt. Nga ana tjetër që ju të shprehni shqetësime që mund të keni edhe me drejtorinë e rrugëve, se ne e dimë çfarë është drejtoria e rrugëve, – është një agjenci, e cila tani ka hyrë në një proces reformimi, por ka shumë probleme të brendshme e sëmundje të të shkuarës për të zgjidhur. Para pak ditësh, ministri i Infrastrukturës i ka kërkuar prokurorisë hapjen e një procesi penal për një abuzim kolosal.
Miliona e dhjetëra milionë euro, si pasojë e papërgjegjshmërisë së kësaj agjencie dhe jo vetëm në euro, por edhe në çfarë kostosh ka krijuar për buxhetin e shtetit, për qytetarin, për imazhin tonë si vend, bëhet fjalë për një krim të rëndë e krime të tilla në historinë e Drejtorisë së Rrugëve ju mund të dëshmoni më shumë, seç mund të dëshmoj unë. Jemi të vendosur që t’i japim fund kësaj epoke dhe Drejtorinë e Rrugëve ta kthejmë realisht në një agjenci të standardeve europiane, që realisht garanton procesin jetik për vendin në raport me zhvillimin e infrastrukturës, mirëmbajtjen e saj dhe kontrollin mbi gjithë proceset që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore”, tha kryeministri Edi Rama.
Rama: Rrugë brenda standardeve të BE Kryeministri Edi Rama, përveç sulmeve ndaj LSI, u shpreh gjithashtu se brenda këtij katër vjeçari Shqipëria do ketë rrugë të rëndësishme kombëtarë që, sipas tij, do të jenë brenda standardeve të Bashkimit Europian.
“Ajo që dua të nënvizoj është se së pari, ne i qëndrojmë bindjes se, nëse sot nuk kemi as edhe një rrugë kombëtare që mund të certifikohet me standarde sigurie dhe qarkullueshmërie të Bashkimit Europian, brenda këtyre katër viteve, kjo situatë do të ndryshojë dhe ne do të kemi akse të rëndësishme kombëtare të certifikueshme me standardet e BE. Për këtë vlen edhe financimi nga qeveria i disa veprave shumë të rëndësishme, duke filluar nga vepra e re në hyrje të Tiranës, që do të transformojë komplet gjithë sistemin e qarkullimit, duke krijuar aty një nyje të re, një vepër arti infrastrukturore për hyrje-daljen nga Tirana dhe për ndarjen e fluksit, qoftë në Unazën e Re nga krahu tanimë i ndërtuar, qoftë në pjesën që do të ndërtohet për t’u lidhur me pikën ku jemi këtu, Bulevardin e Ri”, u shpreh Rama.
Ndërkaq Rama theksoi se vendin e presin vepra të tjera të rëndësishme siç është përfundimi i një sërë rrugësh të rëndësishme. “Të tjera vepra shumë të rëndësishme, siç është bypassi poshtë në zonën e Tepelenës; përfundimi i rrugës legjendare Korçe–Ersekë, për të cilën përsëri kemi financuar; fillimi i punës me rrugën e Arbrit nga programi i financimit “1 miliardë për rindërtim”; çuar përpara dhe lidhja e kontratave, besoj brenda pjesës së parë të vitit, për rrugën Thumanë–Kashar, për rrugën Balldren-Milot; më tutje, fillimi i punës, besoj po brenda këtij viti, për rrugën e re Kas