Loading...

Rama kërcenim të fortë live Drejtorëve të Hipotekave

Shefi i qeverisë Edi Rama ishte i ashpër dhe i prerë sot teksa ka paralajmëruar të gjithë drejtorët e Hipotekave se do të mbajnë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve.

Edi Rama: Vërtet ministrja e Drejtësisë është instanca që interesohet për çdo ankesë por nga ky moment çdo drejtor Hipoteke do të mbajë përgjegjësi për çdo ankesë të qytetarëve dhe për dhënine në kohë reale të përgjigjes ndaj qytetarit dhe marrjen e masës për kush është përgjegjes që qytetari është vonuar në Hipotekë.

Që do të thotë se nuk duhet të prisni telefonat e koordinatorit të bashkëqeversjes në zyrën e ministres, nuk duhet të prisni që tju alertojë ministrja e drejtësisë, duhet të alertoheni vetën në kohë reale duke parë dhe duke ndjekur orë për orë platformën e bashkëqeverisjes për të konstatuar nëse ka ankesë apo kërkesë nga qytetarët për zyrën që ju drejtoni dhe në kohë reale duhet ti jepni përgjigje qytetarit.

Është e papranueshme që kërkesa të mbajtura 5 vjet nëpër sirtarë të zgjidhen për 3 ditë kur ndërhyn ministrja e Drejtësisë në bazë të kërkesës së qytetarit. Kjo do të thotë që është mbajtur abuzivish, arbitrarisht dhe për këtë është krijuar një kosto shumë e madhe morale psikologjike, financiare, familjare qytetarit ndërkohë që për këtë kosto ka përgjegjësi direkt dhe këta janë individët që kanë përsipër dosjen. Për këta individë ka vetëm një metodë, çuarj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com