Loading...

Rama jep lajmin e mirë për infermierët: Ja si mund të punësoheni pa patur nevojë të shkoni në Gjermani

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën e re për punësimin e infermierëve. Sipas Ramës ka përfunduar platforma online e punësimit “Infermierë për Shqipërinë”.

Sipas kreut të qeverisë, infermierët që aplikojnë për punë në këtë portal do të rekrutohen vetëm në bazë të meritës dhe nuk do të ketë më lëvizje politike.

Për momentin janë 420 vende të lira pune për infermierët që do të aplikojnë në këto pozicione dhe që do t’i nënshtrohen testimit.

Rama deklaroi se: Kemi refuzuar që të plotësonim vende vakante me ndërhyrje, nga poshtë nga lartë dhe nga anash. Nuk ka penguar askush, as ligji dhe asnjë forcë madhore. Nuk mund ti besohet partisë rekturimin e punonjësve në sistemin shëndetësor”, deklaroi Rama.

“Nga sot çdo infermiere që do të rekrutohet në sistemin tonë shëndetësor do të mund të rekrutohet vetëm falë meritës dhe aftësive të veta. Në bazë të meritës, secili do të marrë pikët që i takojnë. Sot janë 420 vende vakante. Ne kemi refuzuar t’i mbushim vendet vakante nga poshtë, nga lartë, pasi përgatiteshim për këtë proces”, është shprehur Kryeministri Edi Rama.

Ekzistenca e këtij portali do t’i japë fund punësimeve pa meritë, sikurse ka ndodhur deri më tani. Dhe për këtë, Kryeministri Rama u shpreh se ndihet më i lehtësuar që ky fenomen negativ mori zgjidhje.

“Përballë ankesave të një infermiereje me 20 vite eksperiencë nuk kam mundur të bëj dot asgjë, që është larguar për t’u zëvendësar nga një infermiere e sapolicencuar”, tha Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com