Loading...

Publikohet videoja, si u ekzekutua bosi i krimit, mik me shqiptarin Alket Rizai

Një nga kokat më të mëdha të mafias dhe botës së krimit në botë, greku Vassilis Stefanakos, u ekzekutua në moshën 57-vjeçare ditën e mërkurë në mes të Athinës. Policia greke gjeti në vendngjarje plotë 22 plumba kallashnikovi.

Autorët po e prisnin Stefanakosin jashtë një ndërtese, e cila përdorej për të strehuar në katete e para disa punëtorë të një kompanie, ndërsa në katet e mësipërme ndodheshin zyrat e një kompanie gazi të lëngshëm. Veç dy personave që kryen ekzekutimin, sipas prokurorëve dyshohet që edhe të tjerë të tjerë të përfshirë në këtë krim. Bëhet fjalë për njerëz të cilët kanë ndjekur lëvizjet e përditshme të të ekzekutuarit.


Sipas burimeve policore, Stefanakos nuk ishte një target i thjeshtë për t’i zënë pritë. Ai lëvizte i rrethuar nga eskorta dhe truproja.

Pasditen e së mërkurës, viktima doli nga kati i parë i ndërtesës, i shoqëruar vetëm nga një person. Policia dyshon se njërit prej dy ekzekutorëve i është dhënë sinjal se Stefanakos po dilte nga ndërtesa, ndërsa truproja e ndiqte nga pas.

Ekzekutorët po e prisnin jashtë, mbi një motor. Ata shtuan shpejtësinë dhe ecën në drejtim të Stefanakos, në momentin që ai po hynte brenda në BMW.

Ai që ishte pasagjer në motor hapi derën e parë në anën e pasagjerit dhe qëlloi disa herë me kallshnikmov viktimën, përpara se truproja të mund të ndërhynte. Dy ekzekutorët më pas u larguan me shpejtësi dhe u zhdukën.

E gjithë zona është nën monitorimin e policisë, e cila ka mundur të marrë gjithë pamjet nga kamerat e sigurisë dhe ka rindërtuar skenë. Ende nuk janë të qarta motivet e krimit, por dihet se viktima kishte hesape të palara me shumë persona në “botën e errët”. Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që vrasje të ketë lidhje me aktivitetet e pista pasi doli nga burgu në gusht të vitit 2016.

Stefanakos, i përshkruar nga policia greke si “bosi i bosave të krimit”, është dënuar me 21 vite burg në vitin 2008, nën akuzën e nxitjes së një seri vrasjesh zinxhir si dhe për kontrabandë të jashtëligjshme karburantesh. Ai u la i lirë pasi bëri 9 vite burg.

Ndër të tjera, ai ishte akuzuar si personi përgjegjës për organizimin e arratisjes sensacionale nga burgu të të burgosurit Vassilis Paleokostas dhe shqiptarit Alket Rizaj, duke përdorur një helikopter.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=S1FwVGKM3_M]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com