Adoleshentët të cilëve u lejohet nga prindërit konsumimi i alkoolin, kanë për dyfish më të larta gjasat që të shndërrohet në konsumues të shpeshtë të alkoolit kur arrijnë moshën madhore.
Shumë prindër besojnë që në qoftë se u lejojnë fëmijëve të tyre një gllënjke verë apo birrë gjatë darkës, i mëson ata të konsumojnë alkoolin në mënyrë të arsyeshme.
Mirëpo një studim i zhvilluar për gjashtë vjet me rreth 2,000 familje ka treguar që kjo nuk është asgjë më shumë se sa një mit.
Adoleshentët që kanë mësuar alkoolin në prezencën e prindërve kanë dy herë më shumë gjasë që t’ia teprojnë me pijen brenda një viti. Ky studim është publikuar në revistën mjekësore Lancent Public Health.