Pas punësimit të Eriglisës, vajzës ekselente nga komuniteti egjiptian, kryeministri i vendit ka mbajtur edhe premtimin tjetër që bëri në studion e “ E Diela Shqiptare”.
Mëngjesin e sotëm, Edi Rama ka përcjellë me taksi për në shkollë vogëlushin 9-vjeçar Leo i cili ndodhet në një karrige me rrota. Rama u shfaq në studio i veshur si Babagjysh, duke i plotësuar dëshirën Leos së vogël që të shkonte në shkollë me një makinë.
“Mirëmëngjes dhe me këtë moment të ditës së saponisur, duke përcjellë në shkollë Leon e vogël me makinën që i kërkoi Babagjyshit në letrën e tij, ju uroj të gjithëve një javë të mbarë.”-ka shkruar Rama në Facebook, në përshkrimin e fotos ku shihet duke përshëndetur Leon e vogël.
Rama është shprehur se përveç transportiti falas me taksi për në shkollë të Leos, do t’i vihet në dispozicion edhe një fizioterapsit në mënyrë që vogëlushi të ngrihet në këmbë sa më parë.