Një predikues fetar amerikan ka rënë në prangat e policisë për vrasjen e bashkëshortes së tij.
Në mënyrë që të ruante reputacionin e tij, Stephen Allwine, dyshohet se thuri një plan të tërë dhe kërkoi në internet për të punësuar një vrasës.
Rastësisht, besimtari i krishterë nga Minesota hasi nëpër faqet e uebit, “Besa Mafia” një organizatë shqiptare, që thuhet se ofron vrasje me pagesë.
Madje faqja e internetit thuhet se drejtohet nga një grup shqiptar i krimit të organizuar.
Predikuesi dyshohet se i pagoi ata me 6,000 dollarë për vrasjen, por porosia e tij nuk u krye kurrë.
I acaruar, ai e kreu vetë vrasjen dhe u mundua ta bënte të dukej si një vetëvrasje.
Por tashmë, 44-vjeçari është aktualisht në gjyq për vrasjen me paramendim të gruas së tij, Amy Allwine.