Loading...

Policia italiane i bastis shtëpinë, “skifteri” shqiptar hidhet nga kati i pestë

Një 24-vjeçar shqiptar i akuzuar për vjedhje ka rrezikuar jetën e tij për t’i shpëtuar autoriteteve italiane. Eduart Nezha, për të mos rënë në prangat e policisë fqinje, ka guxuar të dalë nga dritarja e katit të pestë, pasi policia e Parmës ushtroi kontroll në shtëpinë e dajës së tij me inicialet T.D, shkruan “ParmaPress24”.

24-vjeçari duke u kacavjerrë tek ulluqet e shiut u përpoq t’i shmangej karabinierëve, por plani i tij nuk shkoi si duhej. Pasi ra nga ulluku, u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet në masë arresti.

Sipas mjekëve Nezha pësoi plagë e thyerje në disa pjesë të trupit. Megjithatë vëllai i tij 22-vjeçar arriti t’ia mbathë.

Mediat italiane raportuan se policia sekuestroi në shtëpinë e dajës së tyre një shumë parash, celularë, ora Rolex, që arrinin vlerën e 40 mijë eurove.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com