Loading...

Policia gjermane konfiskoi 6 tanke amerikane, nuk kishin dokumentacion

Policia lokale gjermane ndaloi automjetet ushtarake për ushtrinë amerikane nga kalimi nëpër qytetin gjerman të Bautzen, pasi ata nuk kishin dokumentacion të saktë dhe u ngarkuan në rimorkio të papërshtatshme, transmeton Indeksonline.

Policia e trafikut në Saksoni ndaloi një konvoj që vjen nga një kompani polake e ngarkesave dhe e përbërë nga rimorkiot, duke transportuar gjashtë tanke M109 në një vend të fshehtë të drejtuar nga Ushtria Amerikane.

Inspektimi i plotë tregoi se “dokumentet e kërkuara të transportit mungonin, ngarkesa ishte shumë e gjerë dhe, mbi të gjitha, shumë e rëndë”, shpjegoi policia.

Tanket prej 25 tonesh u konfiskuan në pritje të autorizimit, dhe kompania e ngarkesave, si dhe shoferët e kamionëve, iu shqiptuan nga një gjobë, thuhej në deklaratë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4dRSArYiLxU?feature=oembed]

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com