Loading...

“Po na bllokon dritaret”, Berisha publikon denoncimin për deputetin e PS

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij të “Facebook”-ut mesazhin e qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon deputetin e PS-së në Dibër, Sadri Abazin.

Qytetari denoncon faktin se Abazi po ndërton në zonën e Zogut të Zi, ndërsa thekson se nga ky ndërtim dëmtohen 26 familje, pasi po u bllokon dritaret.

MESAZHI I BERISHËS
Per Lal Plehun dhe narkodeputetet e Norieges nuk ka ligje. Shikoni si ju mbyll sy e dritare 26 familjeve mafiozi famoz Sadri Abazi me mbështetjen totale te Lal Plehut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb
“Përshëndetje. Doktor Berisha. Unë qe po te shkruaj jam nje banor qe jetoj të rrethrrotullimi i Zogut Zi. Para nesh ka vilen Sadri Abazi ka 5 muaj që punon brenda kësaj vile. Tani sot kishte nxjerr një tabel ku tregon lejen qe i ka dhenë lali Eri i bashkisë po si ka mundësi qe jepen keto leje. Qe nuk plotëson asnje kriter po na e bllokon dritaret te gjitha. Marrim ne tel policin bashkiake thonë e ka me leje. Keshtu e ka ber shtetin ky Edvin Rama. Jemi 26 familje qe jetojmë ketu tani po e shikojmë se cfarë eshte te kesh pushtet dhe te jesh deputet si Sadri Abazi. Ju lutem Doktor Berisha jemi te pafuqishëm para këtyre maskarenjve. Po të sjell dhe ca foto ta shikosh se cfarë behet te ju kemi besim qe mund ta ngresh zerin per kete shqetësim qe kemi me respekt nga familjaret e ketij pallati.”
1

2

3

4

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com