Loading...

Po iki i ngopur nga kjo botë… gjendet letra e pronarit të vetëvrarë të pularisë

Një ngjarje tragjike ndodhi disa ditë më parë kur pronari i një pularie në Korçë i dha fund jetës me armë. 67-vjeçari Hysni Myrtollari u gjend në fshatin Porodinë.

Mediat lokale në Korçë kanë zbardhur një letër që është gjendur në vendin ku Hysni Murtollari është vetëvrarë. ” Ma bëj hallall. I kërkoj falje djalit dhe vajzës. Po iki i ngopur nga kjo botë”.- ka shkruar 67-vjeçari në letrën para se të ndërmerrte aktin fatal.

Sipas policisë Myrtollari nuk ka pasur konflikte dhe arsyet mund të kenë qënë personale. 67-vjeçari ishte babai i një vajze dhe një djali dhe pronar i një pularie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com