Tema që po diskutonte për fshatrat turistikë në Shqipëri dhe turizmin shqiptar në përgjithëai, ka shkaktuar debate të ashpra midis deputeteve Milva Ekonimi dhe Fabardha Kadiut në studion e “Ekopolitikë”. Deputetja Kadiu tha se jepen leje për fshatra turistikë dhe ndërkohë quhen hoteleri.
Kadiu: Po jepen leje ndërtimi për hotelet. Të marrësh leje ndërtimi për të ndërtuar fshat turistik dhe këtë e quan hoteleri, kjo është të gënjesh ballë për ballë.
Ekonomi: Kjo tregon se duhet të lexoni më mirë, por shumë më mirë ama. Se çfar është një fshat turistik, përqindja që duhet të ketë hoteli, vila etj. Nuk e ka vetëm Shqipëria, por e ka çdo vend tjetër i botës.
Kadiu: Kjo nuk është njësi akomoduese. Ekonomi: Fshatra që kanë edhe hotel, edhe vila, edhe rekreasion. Sulçe: Në Divjakë hotele më shkruan dikush… Gerxhani: Në Karavasta dhe kjo është shumë e rëndë. Ekonomi: Problemi është se Karavasta është zonjë e mbrojtur dhe qeveria nuk e pranoi planin.