Panik në qytetin e Vlorës para pak minutave.
Banorët janë frikësuar si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri që janë dëgjuar pak më parë ne lagjen Çole. Paraprakisht, dyshohet se të shtënat kanë ardhur pas përplasjes mes dy grupeve në Vlorë, ndërsa policia po përpunon ende informacionin lidhur me këtë ngjarje.
Mësohet se dy perosna me makinë qëllojnë në drejtim të një makine tjetër.
Dy persona kanë mbetur të plagosur në rrugën transballkanike në Vlorë, pasi janë qëlluar me automatik nga një automjet. Makina Benz me targa VL 6368 C ku ata ndodheshin ishte duke dalë nga një karburant në momentin e atentatit.
Nuk dihet identiteti i të plagosurve por mësohet se njeri është rëndë.
Policia ka shkuar në vendin ku ndodhi krimi dhe ka nisur hetimet.