Dy automjete janë aksidentuar qëllimisht këtë të martë në qytetin e Fushë-Arrëzës. Në mënyrë jo zyrtare mësohet se gjithçka ka ndodhur pasi pronarët e dy mjeteve kanë një konflikt të hershëm mes tyre.
Vladimir Topjana, i cili lëvizte me Fuoristradë, sipas News 24, ka përplasur qëllimisht një mjet tip Golf, në të cilin udhëtonte Artan Gega me babanë dhe xhaxhanë e tij.
Shoferët e dy makinave kanë pasur një konflikt të hershëm, ndërsa policia ka nisur hetimet për tentativë vrasje.