Loading...

Për qerpikë më të dendur aplikoni pluhur (pudër) foshnjesh

Nëse nuk jeni të kënaqur me qerpikët tuaj natyral dhe që nuk janë mjaftueshëm të dendur, nuk është nevoja të aplikoni më shumë shtresa të maskarës apo rimelit. Provoni këto truqe të thjeshta dhe do të shihni se efekti është i shkëlqyer.

Për pamje tërheqëse dhe shikim të zjarrtë, ashtu si nëpër reklama, ju nevoitet pluhur fëmijësh dhe maskara. Që qerpikët t’ju duken më të dendur dhe më të bukur, duhet të veproni si në vijim:

Rrotulloni qerpikët nga rrënja e kah mesi me anë të mjetit për thyerje të qerpikëve.

Aplikoni një shtresë të maskarës.

Pluhurin për fëmijë (pudër foshnjesh) shkundni në një enë të vogël, pastaj me pastrues veshi thithni pluhurin më pambuk dhe lyeni rrënjët e qerpikëve, derisa të mbulohen tërësisht qerpikët me pluhur.

Në fund, aplikoni edhe një shtresë tjetër me maskara.
Dhe pastaj, shihni për rrotull djemtë tërheqës që ju pëlqejnë dhe të cilët nuk do të munden të ju rezistojnë…!

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com