Loading...

Pas tre prokurorëve në rrethe, Arta Marku firmos tjetër lëvizje. Ja kush është

Pasi transferoi 3 prokurore, kryeprokurorja e Pergjithshme, Arta Marku ka firmosur te tjera ndryshime ne radhet e prokurorive ne rrethe. Pas levizjes se tre prokuroreve ne Fier, Kukes dhe Elbasan, Arta Marku ka firmosur levizjen edhe te kryeprokurorit te Durresit.

“Në kuadër të riorganizimit, mirëfunksionimit të organit të akuzës, rritjes së performancës dhe besueshmërisë së publikut tek ky institucion, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshime ne prokurone e Elbasanit, Fierit dhe Kukesit”- njofton zyra per media e Markut.

Vendimi per prokurorin e Durresit

Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:

Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,

Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj.Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com