Ditën e djeshme në mënyrë unanime KQZ-ja vendosi që ti përgjigjej pozitivisht kërkesës së Prokurorisë për heqjen e mandatit për dy deputetë. Nga dje Gledion Rehovica në Berat dhe Aqif Rakipi në Elbasan nuk do të jenë më pjesë e Kuvendit.
Mandati i tyre ndërpritet kur s’kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj nga zgjedhja e tyre. E megjithatë vendimi u përshëndet dhe nga ambasada amerikane në Tiranë.
“Koha Jonë” shkruan se burime pranë Prokurorisë i kanë konfirmuar gazetës faktin se nën hetim janë edhe 5 deputetë të tjerë të zgjedhur.
“Burime nga prokuroria tregojnë se po priten informacionet zyrtare nga shtetet e BE për pesë të tjerë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ku njeri është deputet i njohur”, shkruan gazeta. Na mbetet të presim dhe të shohim në lidhje me emrat që mund të përmenden.