Loading...

Para apo pas mengjesit:Kur duhet ti lajme dhembet

Kur është koha më e mirë për t’i larë dhëmbët, në mëngjes apo në mbrëmje, apo të dyja bashkë? Sinqerisht, koha më e mirë për larjen e dhëmbëve është pak e paqart.ë.

Sepse disa dentistë rekomandojnë që të prisni pak, pasi të keni ngrënë ushqime të ndryshme, ose pasi të keni pirë pije të ndryshme, kështu që të mos i dëmtoni dhëmbët.

Dr. Richard Marques, një nga dentistët më të mirë në Britani tregon se çfarë rekomandon ai për larjen e dhëmbëve. “Më e mira është që t’i lani dhëmbët dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje”, tha ai.

“Duhet të pritni të paktën 30 minuta, pasi të keni ngrënë ushqim për t’i larë dhëmbët, ndryshe acidi mund të dëmtojë sipërfaqen e dhëmbëve.

Larja e dhëmbëve para se të shkoni për të fjetur është tepër e rëndësishme, për shkak se ushqimi i mbetur në dhëmbë mund t’i dëmtojë ata gjatë qëndrimit aty tërë natën”,vijoi ai.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com