Koreja e Veriut po përgatit lëshimin e raketës së saj të ardhshme. Kjo gjë doli nga disa imazhe shokuese satelitore.
Më parë këtë javë Kim Jong-un nxiti zemërimin e SHBA duke paralajmëruar se vendi është “brenda rrezes” të arsenalit të tij bërthamor dhe butoni është gjithmonë në tryezën e tij.
Presidenti i furishëm i SHBA, Donald Trump, u hakmorr duke lëvduar butonin e tij bërthamor që sipas tij është “shumë më i madh dhe më i mirë”.
Por gjërat mund të marrin një kthesë të rrezikshme për keq, pasi imazhet e freskëta satelitore duket se kanë kapur përgatitjet për lëshimin e raketës.
Koreja e Veriut nisi raketën Kwangmyongsong-4 në shkurt të vitit 2016 duke pretenduar se ishte për “qëllime paqësore shkencore”, pavarësisht kritikave ndërkombëtare.
Megjithatë, imazhet e reja satelitore sugjerojnë se do të jetë provë e ndryshme raketash.
Nëse Kim lëshon raketën e rrezikshme, ka të ngjarë që të sosë durimin e Shteteve të Bashkuara.
Më parë këtë javë u zbulua se një luftë me Korenë e Veriut do të kushtojë miliona jetë dhe rreth 700 miliardë paund vetëm në ditët e para.