Loading...

OSHEE rikthen skema lehtesuse per debitoret

Akt-marrëveshjet do të jenë funksionale për të gjitha kategoritë, duke nisur nga familjarët dhe shtresat në nevojë e deri tek bizneset.
“Një skemë prej 2800 lekësh në muaj për familjarët dhe 1200 lekësh për klientët me status të veçantë, ndërkohë bizneset që kanë detyrime deri në tetor 2016, si ato që s’kanë respektuar akt-marrëveshjet, mund të rifuten në skemë sipas një formati 12-24-48-60-80 këste”, u shpreh Elton Sevrani, Drejtor i Divizionit Tregëtar të OSHEE-së.
Akt-marrëveshjet e OSHEE-së funksionojnë duke paguar faturën aktuale, detyrimet e vitit të fundit dhe kësaj i shtohet kësti për borxhet e para 2017-ës. Që kur nisi skema lehtësuese e OSHEE-së për mbledhjen e borxheve, janë firmosur 400 mijë akt-marrëveshje, nga këto 120 mijë janë në proces, ndërkohë që me shtyrjen e afatit, në skemë pritet të futen edhe 20 mijë abonentë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com