Holly Butcher, nga Australia nuk mundi që të mbijetonte pasi humbi luftën me kancerin.
Ja letra e Holly Butcher: “Është e çuditshme të të duhet të pranosh dhe të kuptosh vdekjen tënde kur je vetëm 27-vjeçe. Është një nga ato gjërat që t’i thjesht i injoron dhe nuk i mendon kurrë në këtë moshë. Ditët kalojnë dhe ti pret që të vijnë të rejat, derisa ndodh e papritura. Jam 27-vjeçe tani, nuk dua të shkoj. E dua jetën time.
Lërini gjithë budallallëqet të shkojnë. Janë kaq të parëndësishme nëse nis dhe e sheh jetën në tërësi. Vlerësoni shëndetin e mirë dhe gëzojuni fuqisë trupore, edhe nëse s’jeni në peshën ideale. Vlerësojini këto dhe ushqehuni mirë, por mos u fiksoni pas kotësirave.
Mos i humbisni eksperiencat e jetës thjesht sepse po i harxhoni paratë në të mira materiale. Përpiquni t’i gëzoheni momentit. Jeta nuk na është dhënë për ta jetuar përmes ekranit të një telefoni apo shkrepjes së fotos perfekte. Shijoni momentet me njerëzit e gjallë, të prekshëm.
Dhurimi i gjakut më ndihmoi të jetoja edhe një vit më tepër. Një vit për të cilin do të jem mirënjohëse që e jetova në këtë tokë me miqtë, familjen dhe qenin tim. Një vit në të cilin kalova kohën më të bukur të jetës sime…”.