Loading...

Nuk u perzgjodh ne 100 fshatrat e projektit te rilindjes, shperthen Gj.H me faktet dhe argumenta.

Me shume interes ndoqëm njoftimin qe u dha se 100 fshatra janë përfshire ne projektin e RILINDJES ,

Natyrisht është një program dinjitoz qe hap pas hapi u jep vlere fshatrave ku kane banuar ne shekuj dhe vazhdojnë te banojnë një pjese shume e mire e popullsisë.

Projekti për rilindjen e fshatrave do te jete një mundësi me shume jo vetëm për te përmirësuar jetën e njerëzve qe punojnë dhe kontribuojnë aty, por është një mundësi me shume qe këto fshatra te jene pika referimi për turizmin rural, agroturzmin si dhe për një zhvillim çdo dite e me shume te shoqërisë .

Nisur nga sa me lartë do te ishte mjaft mire, me shume interesa për Vajzën dhe shume me gjere, qe ne këtë liste , ne listen e RILINDJES , te futej edhe fshati Vajze, Vlore.

Fshati Vajze është një nga fshatrat me te bukur dhe me një historik me shume vlera.

Fshati i Vajzës është fshati i Ali Asllanit dhe mbi te gjitha është fshati qe ne çdo moment i ka dhenë atdheut një numër te madh te renesh ne te gjitha luftërat. Vetëm ne luftën e dyte botërore i ka dhenë 28 djem ,dëshmor, shume nga te cilët janë nga dy për çdo shtëpi.

Fshati vajze ne rrugën kryesore Vlore Tepelenë, dhe ka shume mundësi zhvillimi, një vend me mundësi te shkëlqyera ne bujqësi, me mundësi te shkëlqyera ne blegtori pse jo edhe ne agro turizëm. Është vendi ku ne mënyre te shkëlqyer gërshetohen ne harmoni te plote fusha qe shtrihet ne këmbët e fshatit mali qe rri si kapele me strehe përmbi fshat, i përshkruar nga te gjitha anët me burime ujore.

VAJZA është një nga vendet me te begata ku me pake pune ,por edhe me interes nga strukturat shtetërore mund te kthehet shume lehte nga prodhuesit me te mire te produkteve bujqësore dhe blegtorale te pastra biologjikishtë . Mbi te gjitha është vendi me njerëzit me te mrekullueshëm ,qe ne ne gen kanë buzëqeshjen, bujarinë , këngën dhe mbi te gjitha mikpritjen .

Është nga te rrallët fshatra qe ne çdo kohe , sado te trazuara te kenë qene, te mos mbyllin asnjëherë dyert, te mos ketë asnje problem me njeri tjetrin. Është fshati qe ne te gjitha kohërat ka jetuar ne paqe dhe dashuri me njeri tjetrin , pa pasur asnje ngjarje te papelqyeshme, apo mosemarreveshje per cdo gje.

Kjo një krenari e veçante për atë qe e njehe atë zone.

Përfundimisht është fshati qe me shume se shume fshatra te tjerë e meriton rilindjen dhe nga te parat.

Gjergj Habilaj

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com