Një i ri është mbajt disa orë peng dhe është dhunuar nga dy persona për shkak të një borxhi. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku policia ka arrestuar dy autorët që janë babë e bir.
Mësohet se, rreth orës 02.00 të mëngjesit. Pal Maletaj, 58 vjeç dhe Fatjon Maletaj, 26 vjeç, në Fushë Mëzes kanë marrë me forcë T.S., 24 vjeç, dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.
Materialet për ta iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Loading...