Njoftim për ndarje nga jeta:
Njoftojmë bashkëfshatarët tanë se sot ne Vlore u nda nga jeta Salihe Malo Begaj (Qejvanaj), bashkeshortja e Hyso Beges, e ema e Vitori Memushit, vjehrra e Kalo Memushit.
Percjellja per ne banesen e fundit behet neser date 24 Janar 2018, ne oren 14:00 ne Vlore.
Sic na njoftojne familjarët e saj, Salihe Begaj u lind ne fshatin Kallarat me 25 maj 1931 në një familje të varfër, por me ndjenja të theksuara patriotike e atdhetare nga prindërit Malo dhe Hajdili. Vëllezërit e tij Agua dhe Hamzai u përfshinë në lëvizjen nacionalçlirimtare, ku ky i fundit Hamzai më 8 shkurt 1944 do të binte me nder në fushën e betejës, duke u shpallur dëshmor i Atdheut. Ndersa vellai me i vogël Hamiti do te behej këuader ushtarak.
Ne vitet e rinise se saj ishte anetare e rinise. Ka marre pjese ne aksione per ndertimin e hekurudhave. Kudo qe merrte pjese dallohej per figuren e saj plot virtyte, shembullore.
Ne vitin 1948 u martua me Hyso Begaj. Nga kjo martese soten ne jete vajzen e tyre te vetme Vitori Memushaj.
Salihe Begaj ishte nje bashkeshorte e denje dhe nje nene shembullore. Pjesen me te madhe te jetes e kaloi ne qytetin e Peqinit, ku atje bashkeshorti Hyso Begaj ishte ushtarak.
Ne kete qytet Saliheja ka punuar si ndihmese gjyqtare, aktiviste e gruas dhe anetare fronti.
Pas kesaj kohe ka jetuar ne Vlore bashke me vajzen dhe dhendrin Kalo Memushaj. Gjate kesaj kohe ajo iu perkushtua vajzes Vitos dhe nipit e mbesave. E gjithe perkujdesja e saj iu shperblye nga nipi dhe mbesat e saj deri ne minuten e fundit.
Nje deshperim i thelle e cila ia shtoi edhe me shume semundjen e saj, ishte humbja para kohe e dhendrit te saj Kalo Memushaj, i cili e respektoi dhe e mbeshteti ne ditet e saj me te veshtira.
Salihe Begaj u nda nga kjo jete, por do te jetoje gjithmone ne zemren e vajzes, nipit dhe mbesave te saj.
Kryesia e shoqatës “Kallarati” u shpreh ngushëllimet më të sinqerta vajzës, mbesave dhe gjithë të afërmve për humbjen e njeriut të tyre më të dashur.
U mprehtë në paqe! Qoftë i paharruar emri i saj!