Loading...

Njoftim nga Filiali i Postës Vlorë për të gjithe qytetarët e Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë se

Filiali i Postës Vlorë ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me Prefekturën e Qarkut Vlorë , për kryerjen nga Posta Shqiptare Vlorë e të gjitha shërbimeve “Për vërtetimin dhe legalizimin e dokumenteve” që qytetarët kanë kryer deri më tani në Prefekturën e Qarkut Vlorë.

Njoftohen të gjithe qytetarët e Bashkisë Vlorë, Bashkisë Selenicë dhe Bashkisë Himarë se duke filluar nga data 01.02.2018 për këto shërbime do të paraqiten respektivisht në Postën Qendrore Vlorë, Zyrave Postare të Bashkisë Selenicë dhe Zyrave Postare të Bashkisë Himarë .
Filiali i Postës Vlorë ofron shërbimin postar për të gjitha dokumentet e lëshuara nga njësitë e qeverisjes vendore si dhe nëpunësit e gjendjes civile përkatëse për përdorim jashtë vendit .

Çdo qytetar që ka dokumente për vertetim në Prefekturën e Qarkut Vlorë do t`i dorëzoje ato në sportelin e Postës Qendrore Vlorë apo në Zyrat Postare të fshatrave të Bashkisë Selenicë dhe Zyrave Postare të fshtarave të Bashkisë Himarë për çdo ditë nga e Hëna në të Premte.
Filiali i Postës Vlorë çdo ditë në oren 10.00 dhe 13 .00 do të dorezojë në Prefekturën e Qarkut Vlorë dokumentet për legalizim .

Prefektura e Qarkut Vlorë çdo ditë ora 13.00 dhe 15.30 i dorëzon punonjësit të ngarkuar nga Filiali Postës Vlorë të gjitha dokumentet e legalizuara sipas kërkesave të qytetarëve që janë dorëzuar respektivisht në orën 10.00 dhe 13.00.
Qytetarët të cilët kanë dorëzuar pranë Postës Vlorë deri në orën 10.00 të çdo dite dokumentet për legalizim për të vazhduar procedurat e legalizimit në Ministrinë e Jashtme apo në Ambasadën Greke ,duhet të paraqiten në Filialin e Postës Vlorë në orën 13.00.
FILIALI POSTËS VLORË

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com