Jetmira Sula është emëruar, që prej muajit tetor të vitit 2017, në krye Drejtorisë së Burgut të Grave në Tiranë. Ajo zëvendësoi në këtë post Xhoi Jakajn.
Sot në medie kanë qarkulluar disa foto të saj, ku gjirokastritja duket mjaft tëheqëse në imazh dhe pozim.
Për sa i përket formimit profesional Sula ka diplomë “Master Shkencor” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, “Master” për Bashkimin Europian në Fakultetin e Drejtësisë në UT, ndërsa ka ende në proces një tjetër “Master Shkencor” në Administrim Publik në UT, e paralelisht edhe Akademinë e Studimeve Politike.