Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama duket se e ka gjetur më në fund zëvendësuesen e Saimir Tahirit, të shkarkuar pak kohe me pare nga drejtimi i fondacionit politik, “Qemal Stafa”, njohur ndryshe si Akademia Politike e PS-së.
Do të jetë zv/ministrja e re e Drejtësisë Teuta Vodo drejtoresha e këtij fondacioni.
Vodo po ashtu prej pak kohesh ka zëvendësuar edhe Arta Daden si sekretare për punët e jashtme. Këto tri detyra e kanë berë Vodon të deklaroje se tashme ndjen privilegj, përgjegjësi dhe falënderime për Kryeministrin dhe Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Prezantimin e Vodos në krye të fondacionit Qemal Stafa, kryeministri Rama e kreu në një takim me të rinjtë socialistë ku u shpjegoi se pengesë për Reformën në Drejtësi kishte qenë LSI që kishte kërcënuar rrëzimin e qeverisë së tij në mandatin e parë.