Tre shqiptare jane arratisur se bashku me nje gjeorgjian nga nje komisariat i policise ne Greqi kete te enjte.
Por një nga 3 shqiptarët është kapur nga policia greke në zonën Menidi në Athinë. Ai ishte ndaluar për trafik droge.
Policia e shtetit fqinj u vu në alarm pas arratisjes së 4 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli.
Zougla.gr ka publikuar dhe inicialet e tre shqiptarëve, ku thuhet se bëhet fjalë për shtetasit M.F, Z.A dhe B.K. Ky i fundit u arrestua.