Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi. E vërteta shokuese u zbulua pasi u pasi e ëma e çoi vogëlushen për vizitë në pediatri sepse kishte hemoragji të vazhdueshme nga organet gjenitale.
Drejtori i klinikës ka tronditur shqiptaren duke i thënë se vajza e saj ishte përdhunuar dhe se autori ishte vetë babai i saj.
Ishte ky i fundit që bëri denoncimin përkatës në policinë e ishullit të Salaminës.
Mediat greke shkruajnë se 36 vjeçari shqiptar që jetonte bashkë me familjen, u arrestua menjëherë.
E vogla u dërgua urgjentisht në spitalin e fëmijve në Athinë, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje të gjatë kirurgjikale.
Sakaq babai monstër po mbahet në paraburgim në burgun e Tripolit, por gruaja e tij dhe vogëlushja e përdhunuar po trajtohen intensivisht nga psikologët.