Loading...

Nga grabitjet në Itali në ‘suvatues’ në Angli, kush është i ‘forti’ nga Kukësi që mori vëmendjen e Daily Mail

Mediat Britanike kanë rikthyer sërish në vëmendje emigrantët e jashtëligjshëm të cilët marrin rrugën me kamion drejt Anglisë. Në një shkrim të publikuar ditën e djeshme, Daily Mail ka treguar historinë e një 29 vjeçari shqiptar me emrin Fari Lleshi i cili nga grabitjet e dhunshme ka ndërtuar një jetë të re në Angli, shkruan “Panorama”.Një shqiptar i cili drejton një faqe në ‘Facebook’ ku publikon ‘selfie’ të personave të dyshuar të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Britani është një i dënuar si grabitës i një banke i cili vazhdon të jetojë në Britani me qëndrim të parregullt, shkruan Daily Mail, raporton “Panorama”.

Fari Lleshi, nga Kukësi i Shqipërisë, u burgos në Itali në vitin 2011 për grabitjen e të paktën prej 20,000 £.Pas lirimit, ai në mënyrë të jashtëligjshme erdhi në Angli ku punon në tregun e zi si një suvatues dhe drejton një faqe shqiptare në” Facebook” me më shumë se 70.000 ndjekës.Siç njoftoi Daily Mail në nëntor, faqja u përfshin një seri fotografish që duket se tregojnë të rinjtë shqiptarë që shfaqen në pjesën e pasme të furgonëve dhe kamionëve ndërsa hynin në Britani të Madhe.

Ai gjithashtu ofron ID të rreme dhe përshkruan rrugën për të rezervuar një vend me një kontrabandist të qenievenjerëzore. Daily Mail shkruan se një kriminel i dënuar tashmë udhëzon shqiptarët si të mbërrijnë në Angli.Por në një prononcim për Daily Mail ai ka thënë se është penduar për gabimet e së kaluarës dhe po përpiqet të punojë shumë për ti shlyer ato.

“Kam qëndruar gjashtë vjet burg në Trentë,” tha ai. “Kam grabitur bankën. Por tani i kam e kam kryer dënimin. Unë dua t’i harroj këto gabime, të cilat nuk më pëlqejnë dhe të vazhdoj jetën time të re”.

Lleshi u gjend në telashe pasi u zhvendos nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali për të shpëtuar nga varfëria në atdheun e tij. Pas largimit nga burgu, ai punoi ligjërisht në Itali për njëfarë kohe, por tha se gjërat shkuan keq pasi u ‘provokua’ nga policia italiane raciste dhe abuzive dhe ai ‘reagoi keq’.

“Kam humbur letrat e mia dhe nuk mund të qëndroja në Itali, kështu që shkova në Angli,” tha ai.

“Si të gjithë shqiptarët, kam ardhur në një kamion. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të udhëtuar në Angli”, shton Lleshi.

Ai tha se autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar nuk e dinë se ai është këtu. “Unë nuk jam me dokumente. Unë jam këtu si shumica e emigrantëve të paligjshëm të huaj për një mundësi më të mirë “, tha ai. Por Lleshi insistoi që ai të kishte kthyer një fletë të librit të jetës, duke thënë: ‘I lashë gjithçka pas dhe i kushtova vetes rrugën e duhur. Nuk kam asnjë arsye për t’u angazhuar në rrjete apo vepra penale.

Përveç punës si suvatues me sa duket Llleshi i ka hyrë edhe muzikës. Ai ka publikuar këngët në Youtube duke përdorur emrin Baba Lllesh dhe 2Gunz.

Po ashtu në një video të postuar në Facebook natën e Kishtlindjeve Lleshi thotë se ai u gjëmua nga policia por mundi ti shmangej dhe ti shpëtonte arrestimit.

“Unë kam qenë shumë në telashe, por kam shumë projekte që shpresoj me ndihmën e Perëndisë për të realizuar në të ardhmen”, ka thënë në përfundim Lleshi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com