Loading...

Në autobus u gjetën 2 kg heroinë, zbulohet pronësia e mjetit që udhëtonte drejt Greqisë

Policia greke në pikën kufitare të Kapshticës zbuloi 2 kg heroinë në autobusin e linjës Shqipëri-Greqi. Autobusi u bllokua nga policia dhe shoferi u ndalua. Por kush është pronari i autobusit. Sipas burimeve npronari i linjës së autobusëve “Metro” është Edmond Çela, oficer policie me detyrë shef i hetimit të krimit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.

Policia Kufitare shqiptare u informua fillimisht se në autobusin me pasagjerë po transportohej edhe heroinë, por pavarësisht kontrollit fizik të kryer në automjet, si edhe me skaner, nuk u arrit të zbulohej droga.

Pas kontrollit të detajuar me skanerin e specializuar të policisë kufitare greke, u zbulua lënda narkotike.

Pas ngjarjes Policia e Korçës arrestoi shoferin, ndërkohë që nuk dihet nëse ka nisur ndonjë hetim për pronarin shef krimesh.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com