Pak pas ndërrimit të viteve, teksa kthehej në banesën e tij në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit një biznesmen është përballur me një surprizë të pakëndshme.
“BalkanWeb” mëson se biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka pikasur hajdutët brenda shtëpisë së tij në katin e dytë të një pallati.
Ndërsa hajdutët mundën të largoheshin, biznesmeni iu është vënë nga pas dhe i ka ndjekur me mjetin e tij.