Loading...

Ministri jep lajmin e mirë për fermerët shqiptarë:Ky vit është shansi juaj, miliona euro po iu presin

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi, njoftoi dje hapjen e programit për financimin e projekteve të fermerëve dhe agropërpunuesve. Ministri i Bujqësisë Peleshi tha se fondet janë gati dhe arrijnë në vlerën 94 milion euro.

Bëhet fjalë për hapjen e projektit IPARD II, ku 71 milionë euro grande vihen në dispozicion për financimin e fermerëve nga Bashkimi Europian dhe 23 milionë euro nga qeveria shqiptare. Mininstri Peleshi ftoi fermerët dhe agro-përpunuesit e mishit, qumështit dhe fruta-perimeve të hartojnë projektet, pasi aplikimet për financim nisin në pranverë.

“Nga pranvera ne parashikojmë të shpallim thirrjen e parë në tre masa të këtij programi. Fermerët dhe agro-përpunuesit, që kanë projekte të ngelura në pritje për shkak të mungesës së financimit, të bëhen gati të hartojnë planet e biznesit, të kontraktojnë konsulentë, profesionistë në mënyrë që të plotësojnë të gjitha kushtet, që do të bëhen të njohura shumë shpejt, për të përfituar nga programi IPARD II”,- tha Peleshi.

Ministri i Bujqë- sisë Peleshi tha se cilët sektorë të bujqësisë do të jenë përfitues dhe si do të funksionojë skema e financimit.

“31,4 milionë euro do të jetë shuma për mbështetjen e fermave. Do të mbështeten investimet në fermë nga 10 mijë euro deri në 500 mijë euro dhe do të financohet 60 për qind e investimit, në zonat malore në 70 për qind. 65 për qind të financimit me grand marrin fermerët e rinj nën moshën 40 vjeç. Masa e dytë janë investimet në përpunim në industrinë e qumështit, mishit, sektorit të fruta-perimeve dhe verërave. Kjo masë është 26,5 milionë euro dhe financon deri në 50 për qind të investimit. Pra, investimi duhet të jetë 4 milionë euro dhe mbështetja me grant është 2 milionë euro. Masa e tretë ka të bëjë me zhvillimin e biznesit në zonat rurale, jo domosdoshmërisht bujqësore. Do të mbështetet agro-turizmi, ndërtimi i inkubatorëve të produkteve tipike në zona rurale në mënyrë që t’u japin akses në treg prodhimeve artizanale ushqimore”,- u shpreh ministri.

Për përfitimin e kredisë fermerët duhet të plotësojnë një sërë kushtesh, ku sipas Ministrit të Bujqësisë, financimi nuk do të shkojë për ata që nuk plotësojnë standardet apo operojnë në informalitet.

“Përthithja e fondeve është sfidë më vete dhe problemi është te të gjitha hallkat. Për këtë do të ketë asistencë teknike në mënyrë që të rritet aftësia përthithëse për këto fonde dhe fermerët do të sqarohen në terren për plotë- simin e dokumentacionit. Në qoftë se një agro-përpunues i qumështit ka një fabrikë dhe ka arritur të mbijetojë në gjysmë informaliteti ose mospërputhje me standardet, tani do ta ketë të vështirë të plotësojë dosjen dhe përfitojë financimin”,- tha Peleshi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com