Dha urdhër që policia duhet tu thyejë këmbët të gjithw shpërndarësve të drogës nëpër shkolla, por ministri i Brendshëm i Turqisë duket se e ka futur veten në telashe.
Suleyman Soylu, krahu i dhjathtë i Erdogan është përballur me akuza të forta pas deklaratës së tij, edhe pse ai u zotua se do të merrte përgjegjësi.
Theksojmë se Turqia është pika kryesore hyrëse e të gjitha drogave që trafikojnë në Evropë, sidomos lëndëve narkotike që vijnë nga Azia.
Ndërkohë Organizata Për Të Drejtat e Njeriut në Turqi dhe disa gazeta opozitare e kanë akuzuar ministrin e Brendshëm për nxitje për të kryer një krim.
Ai u shpreh se:
Nëse një shpërndarës droge është afër një shkollë, policia ka për detyrë të ia thyej këmbët. Bëjeni dhe më fajësoni mua.
Edhe nëse kushton 5, 10 apo 15 vite burg, ne do të paguajmë.