Kater dite me pare, Presidenti Ilir Meta i dha Nderi i Kombit ikones se valles shqiptare, Rexhep Çelikut. Sot pas lajmit per vdekjen e parakohshme, reagon me nje mesazh prekes presidenti Meta.
Mesazhi i Metes:Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.
I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.