Loading...

Mësuesja me kancer i ngrin Ramës buzëqeshjen në fytyrë në Rrëshen, momentet shokuese

Edhe në Rrëshen, kryeministri i vendit Edi Rama nuk i ka kursyer batuat me banorët.

Teksa mori fjalën e tij dhe priste pyetja nga banorët, kryeministri nisi batutat për burrat e mustaqe.
Por situata ndryshoi kur fjalën e mori një grua e ulur nga fundi. Ajo i rrëfeu kreut të Qeverisë se ishte e sëmurë, vuante nga kanceri i gjirit dhe shkonte çdo ditë pranë spitali Onkologjik në QSUT. Gruaja në profesion mësuese i rrëfeu kryeministrit se që prej muajit gusht të vitit 2017 nuk merr dot mjekim me herceptinë, pasi nuk gjendet ilaçi.

“Unë vuaj nga kanceri i gjirit. S’ka ilaç hereceptinë në Onkologjik, për mua dhe për 130 të sëmurë të tjerë dhe kjo situatë vijon prej muajsh. Nuk kam asnjë vërejtje për mjekët kanë qenë shumë të përkushtuar. Nga fundi i gushtit duhet të kisha bërë 8 seanca kam bërë vetë 3. Kam muaj që kërkoj drejtorin e spitalit për t’i kërkuar informacion, por nuk e gjej asnjëherë. Që nga mjekja ime dhe të gjitha instancat më thonë se nuk ka ilaç. Një burokraci e paparë me orë të tëra në zyrën e informacionit dhe nuk e kam takuar drejtorin. Ju keni një realitet krejt tjetër në tryezën tuaj. Ju betohem se realiteti im është i vërteti. Ju kërkoj të ndërhyni.”, u shpreh gruaja.

Rama u përgjigj se problemi qëndron te fondi.

“E njoh shumë mirë situatën në Onkologjik. Këtë situatë për këtë kurë e njoh shumë mire sepse kam marrë disa ankesa. Nuk është faji i drejtorit sepse edhe po ta takoje nuk është se do të kishte mundësuar dhënien e ilaçit. Problemi qëndron tek fondi dhe parashikimi vjetor i buxhetit për blerjen e medikamenteve. Ka një rritje të lartë të numrit të të sëmurëve me kancer nga viti në vit.

Problemi qëndron edhe tek pamundësia buxhetore, e di ky nuk është një justifikim. Buxheti i ri do të mësojë blerje të një sasie më të madhe medikamentesh për trajtimin e sëmundjeve kancerogjene. Do ndryshojmë edhe ligjin për blerjen e medikamenteve në sasi më të mëdha që të shkojnë më shumë se një vit”, deklaroi Rama.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com