Plot 1073 vende pune të lira në administratë, ka qenë ky lajmi që ka dhënë sot qeveria shqiptare për të gjithë ata që janë të interesuar të punojnë në shtet.
Gjatë mbledhjes së këshillit të ministrave këtë të mërkurë, u miratua plani vjetor i pranimit për vitin 2018 në institucionet e administratës shtetërore plot 1073 punonjës.
Në bazë të vendimit të qeverisë vendet vakante të punës në administratë janë të ndara në kategoritë përkatëse, si më poshtë:
Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 20;
Për kategorinë e mesme drejtuese 83;
Për kategorinë e ulët drejtuese 305;
Për kategorinë ekzekutive 665.